Zbardhet grabitja në Elbasan, bien në pranga dy autorët

Aktualitet

policia-elbasanPolicia e Elbasanit ka zbardhur një grabitje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Cërrik-Elbasan.

Në një njoftim për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë thuhet se uniformat blu kanë identifikuar e më pas vënë në pranga dy autorët, shtetasit Skender Trimi dhe Bujar Maliqi, përkatësisht 25 dhe 29 vjeç, të dy nga Cërriku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit, agjentët e kriminalistikës gjetën në vendin e ngjarjes, një pikë karburanti, disa gëzhoja të armës së përdorur nga grabitësit dhe përmes veprimeve hetimore arritën tek identifikimi dhe vendndodhja e tyre.

Dy grabitësit kishin mundur t’i merrnin punonjësit të karburantit 70 mijë lekë dhe një telefon celular dhe pas largimit kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

ME TE LEXUARAT