Turqi: Protestë kundër Rusisë për shkeljen e hapësirës ajrore

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

aaaMinistria e jashtme e Turqisë thotë se aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë. Kjo ministri e ka ftuar ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov, për të protestuar kundër kësaj shkeljeje, që ka ndodhur pardje afër kufirit të Turqisë. Ministria e jashtme turke, mëtutje, njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar aaeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë.

Zotit Karlov i është thënë se nëse aeroplanët rusë e shkelin hapësirën turke në të ardhmen, atëherë Moska do të ishte “përgjegjëse për çfarëdo incidenti të padëshiruar”. Turqia është kritike e zëshme e sulmeve ajrore ruse në Siri, në shënjestër të të cilave ishin disa grupe opozitare, që luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. rel

ME TE LEXUARAT