Tiranë, roja i spitalit rreh shoferin, duhej të paguante lekë për hyrjen

Soft
Tiranë, roja i spitalit rreh shoferin, duhej të paguante lekë

Roja i spitalit te qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë ka rrahur një qytetar për shkak të biletës. Videoja është postuar te faqja “Jeta osh qef”, e cila e konsideron këtë si skandalin e radhës nga Ministria e “Shëndetësisë Falas”.

Ka qenë një tjetër qytetar që e ka filmuar këtë incident të regjistruar ditën e djeshme, i cili sqaron se personi në fjalë u rrah dhe u gjakos nga truproja pasi ishte habitur që duhej të paguante një biletë për të hyrë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto janë fjalët e qytetarit që ka filmuar ngjarjen:

“Pershendetje jeta osh qef, kjo situatë ndodhi sot në drekë në QSUT. Ai me furgon ishte me grua dhe fëmijë, për punën e biletës badigardi që ruan portën e rrahu, e bëri gjak, ai me bluzë me vija është badigardi, ai qëndron jashtë, kur kanë problemë puntorët ndërhyn ai. Por e gjakosi me gjithë grun atë çunin”.

ME TE LEXUARAT