Tifozi shqiptar i bën dhuratë të pabesueshme kombëtares së Serbisë

67
Kliko per me shume info

kokoshkaaNje dite pas deklaratës së djeshme të kapitenit Lorik Cana se serbët do ta shohin Kombëtaren tonë nga televizori duke pirë birra, dikush ka menduar edhe më tej.

Oltion Prifti, një tifoz i Kombëtares me banim në Suedi, ka dërguar në adresë të Federatës Serbe të Futbollit një pako kokoshka shoqëruar me një mesazh në Facebook.

“Pikë së pari dua të them se jam shumë krenar dhe shumë patriot për vendin tim dhe kundër çdo sjelljeje nacionaliste, por ka diçka që më trazon shpirtin. Është ajo përshëndetja raciste me tre gishta e lojtarëve serbë (përshëndetje fetare serbe, por që u bë raciste qyshkur u përdor nga ushtria serbe gjatë gjenocideve dhe krimeve të luftës kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Teksa ne do të luajmë në ‘EURO 2016’ kurse ju jo, mendova t’ju dërgoj ca kokoshka që të kënaqeni duke parë në një televizor me rezolucion 4K. E kam kollaj të them që ato gishta t’i fusni në …, por mendoj që në këtë rast t’i përdorni për t’i marrë këto kokoshka”, ka shkruar Prifti.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here