Skulptura 11 mijë vjet e vjetër shkund historinë

Soft

skulpturaNë gusht të këtij viti Idhulli Shigir është pranuar si skulptura më e vjetër prej druri që njihet deri më tani. Arkeologët kanë konstatuar se ajo është 11.000 vjet e vjetër dhe kësisoj i takon periudhës së holocenit apo periudhës së hershme të akullit.

Testet dhe studimet e reja rreth Idhullit misterioz Shigir kanë dëshmuar se në rajonin e Uralit kanë ekzistuar komunitete të zhvilluara, që u ngjasojnë atyre të Lindjes së Afërt për të cilat besohet se kanë sjellë civilizimin në Evropë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqatat shkencore do të duhej që të hulumtonin prejardhjen e teknologjive dhe shenjave kulturore për të cilat mendohet se kanë ardhur nga Lindja e Afërt, që të përcaktohet roli i vërtetë i kësaj kulture në kornizat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Mikhail Zhilin, hulumtuesi udhëheqës i Institutit për arkeologji i Akademisë Ruse të Shkencave, është i bindur që gjuetarët, të cilët kanë jetuar në Urale dhe në Siberi para 11.000 vjetëve, kanë arritur nivel të lartë të zhvillimit.

“Kanë jetuar në harmoni me mjedisin jetësor dhe e kanë njohur më mirë sesa mund ta paramendojë njeriu modern”, ka thënë Zhilin. Ekspertët nga Instituti Gjerman i Arkeologjisë kanë konstatuar se Idhulli është punuar nga larshi siberik i sapoprerë dhe ai ka qenë së paku 157 vjet i vjetër kur zanatlinjtë nisën ta përpunonin për realizimin e skulpturës.

Profesori Tomas Terberger beson se Idhulli Shigir është një ndër kryeveprat e kohës së gurit.

“Në bazë të hulumtimeve tona kemi konstatuar se kultura euro-aziatike vjen jo vetëm nga Lindja e Afërt, por edhe nga qendra njësoj të zhvilluara, prej të cilave Urali ishtë mes iguri njëra prej tyre”, ka thënë Terberger.

Me gjithë specifikat e tij, Idhulli Shigir ende është i mbuluar me vellon e misterit. Së fundmi, në pjesën e prapme të Idhullit është zbuluar vizatimi i shtatë, i dukshëm vetëm nëpërmjet mikroskopit. Me 6 gravurat e tjera në dru, ai plotëson tregimin e përbërë nga tetë shenja.

ME TE LEXUARAT