Shkodër, pedagogu kërkon 500 euro për dy provime

Aktualitet

500mije500 euro per te marrë dy provime në fakultetin e drejtësisë. Fiks Fare solli sot fakte sesi funksionon skema e marrjes se provimeve ne fakultetin e drejtesise ne universitetin e Shkodres.

Një student i i ketij fakulttit, i cili duhet te hynte ne provimin e diplomes, detyrohet te paguaje 500 euro per te marre note kaluese ne dy provime te mbartura, “E drejte penale” dhe “E drejte e procedures penale”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot dhe ne ditet ne vashdim Fiks Fare do te tregoje sesi studenti merr note kaluese ne te dyja provimet

pasi paguan 500 euro. Studenti i drejtësisë në Universitetitn “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, rrezikonte të mos ngelte përfundimisht në dy lëndët e mësipërme për të kaluar më pas në provimin përundimtarë të marrjes së diplomës. Ai iu drejtua emisionit Fiks Fare, pasi e kishte të pamundur që të merrte notë kaluese në dy lëndët e pedagogut Fran Qafa.

Ai pretendonte se kishte dhëna disa muaj më parë provimin, por pedagogu nuk i kishte dhënë notën kaluese që studenti pretendonte se e meritonte. Duke mos pasur mundësin e sigurimit të hollave, studenti kërkoi ndihmën e emisionit “ Fiks Fare” , të cilët nisen edhe investigimin. Bisedën e lekëve studenti pretendonte se kishte bërë më parë me pedagogun, por për të vërtetuar një gjë të tillë, student i kërkoi takim para provimit pedagogut Fran Qafa.

Gjatë bisedës telefonike që studenti bën me pedagogun Fran Qafa, ky i fundit i lë takim në një lokal, pranë universitetit. Me të mbërritur studenti tek lokali,e gjen pedagougun, së bashku me disa përsona të tjerë. Një nga përsonat që qëndronte me pedagogun ngrihet nga tavolina duke u ulur edhe biseduar me studentit, ku i kërkon arsyejen se përse kërkonte takimin me pedagogun.

Ndërkohë që studenti i tregon këtij personi I cili më pas duket se luan rolin e sekserit, se pedagogu i kishte kërkuar 500 000 lekë ( te vjetra) për dy provimet dhe se i kishte paratë me vete dhe ishte i gatshëm për të bërë pagesën. Në këto moment personi që hyn si sekser mes studentit dhe pedagogut, takohet me pedagogun Fran Qafa dhe pas bisedës me të fillon pazari me studentin.

Pazari për marrjen e notës kaluese në të dyja lëndët bëhet mes sekserit dhe studentit me biseda të shkruara në aparatin telefonik cellular Sekseri i tregon duke i shkruar në telefon se pedagogu i ka kërkaur 500 euro për dy provimet dhe jo 50 000 lekë të reja I ndodhur para kësaj situate, studenti i kërkon sekserit që të të ulej pazari, që ai të paguante më pak. Por përgjigjeja e sekserit ka qenë e prerë, se as që bëhet fjalë për të dhënë më pakë se 500 euro.

Në këto kushte studenti detyrohet të pranojë dhënien e lekëve, por 500 00 lekët . Pasi mëson këtë fakt, pedagogu afrohet dhe nis edhe bisedën me studentin. Pedagogu Fran Qafa, i drejtohet studentit se provimi ka qënë në orën 11.00, por ai mundej të hynte në provim edhe në orën 14.00. Por më parë duhet të nxitonte të rregjistrohej tek sekretaria. Ndërkohë që studenti i kërkoi pedagogut Qafa që ti jepte lekët atij në dorë, pedagogu shprehet se “ nuk ke punë me mua, ik e tako atë ( sekserin)”.

Në këto kushte studenti takon sekserin dhe në makinën e tij i dorëzon 500 000 lekët ( të vjetra) sekserit, ndërsa për difencën e lëkëve të tjera, studenitiI premton që do vinte të takonte pedaogun pas dy ditësh, para se të dilnin edhe notat e provimeve. Ndërsa po atë ditë do hynte në provim.

ME TE LEXUARAT