Shkatërrohet klani italo-shqiptar i trafikut të drogës, lidhje me mafian Ndrangheta

Aktualitet

drogePolicia italiane ka përfunduar sot operacionin e koduar “July 2014” i koordinuar nga Prokuroria e qytetit të Monzës, i cili ka çuar në shpartallimin e një klani italo-shqiptar me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me lidhje të ngushta me mafian kalabreze Ndrangheta.

Hetimet çuan në identifikimin e një piramide organiziuese të aktivitetit të klanit nga baza deri tek krerët e lartë drejtues, të cilët administronin trafikun e drogës nga Spanja e Hollanda, si dhe mbanin në zotërim ilegal armë apo para të përfituara nga ky aktivitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klani italo-shqiptarë ishtë përbërë kryesisht nga nënshtetas shqiptarë që vepronin në lidhje të ngushta me persona të familjeve të fuqishme të Ndraghetas kalabreze. Ky bashkëpunim kishte një bazë të fortë falë martesave të kryera mes eksponentëve të grupeve. Shpesh ata përdorni fëmijët si mburojë gjatë trasportimit të drogës.

Lënda narkotike transportohej në automjete të modifkuara enkas për fshehjen e drogës.

Operacioni “July 2014” çoi në arrestimin e 24 personave, sekuestrimin e mbi 94 kg kokainë, të disa banesave në pronësi të anëtarëve të klanit, të 6 aktiviteteve sipërmarrje të tyre, armë, automjete luksoze e 200 mijë euro cash.

Morën pjesë në këtë operacion rreth 150 forca të rendit me hetime të shtrira në rajonet e Lombardisë, Piemontes e Emilia Romanjës.

ME TE LEXUARAT