SHBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kosovë&Rajon

kerrySekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Selimit, në letrën e sekretarit Kerry thuhet se Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Ai ka thënë se letra të ngjashme shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka marrë edhe nga homologë të tjerë në nivel botërorë, të cilët e përkrahin anëtarësimin e Kosovës, në UNESCO.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, tashmë ka hyrë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Në tetor pritet që Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën.

Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave.

ME TE LEXUARAT