Sarandë, i shkon për vizitë, 52-vjecari, tenton të përdhunojë gruan e shokut të paralizuar

Aktualitet

sarande-policiNjë 52 vjeçar nga Saranda u arrestua pasi ishte kthyer nga vizita ne banesen e një shoku të tij, të paralizuar.

Policia i ka vene prangat ne banese, shtetasit Ilir Kordha i kishte premtuar edhe ndihmë bashkëshortes së shokut, te paralizuar. Dyshohet se i arrestuari ka tentuar te perdhunoje 43 vjeçaren me inicialet S.B, gruaja e te paralizuarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kordha kishte thënë se do ta punësonte në biznesin e tij, në një kompani funerale. Kjo ndihmë vinte pasi i njohuri i tij qëndronte i paralizuar që prej janarit dhe nuk ishte i aftë për punë.

Ndërsa po dilte nga shtëpia ku ishte për vizitë, Ilir Kordha eshte shoqeruar tek dera nga e zonja e shtëpisë. Në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B drejt banjës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Vetem rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B e kanë trembur Kordhën, i cili është larguar menjëherë nga banesa.

Pas ngjarjes, 43-vjeçarja ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga Ilia Kordhën, nën akuzën e ngacmimit seksual.

ME TE LEXUARAT