Rusia i kërkon falje Turqisë për cënimin e hapësirës ajrore?

Bota

avioni-rusMediat turke kanë njoftuar se Rusia kishte pranuar gabimin, kur të dielën, avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore turke.

Pas marrjes së një notë proteste nga Turqia, Rusia ka pranuar gabimin e tyre, dhe ka kërkuar falje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turqia më herët i ka dërguar një notë proteste Ministrisë së Jashtme ruse dhe dhe e paralajmëroi Moskën se “do të mbajë përgjegjësi për ndonjë incident të padëshiruar që mund të ndodhë” pas shkeljeve të reja të hapësirës ajrore.

Gjatë sulmeve ajore të së dielës mbi pozicionet rebele në Siri, avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore turke.

Ky akt i zemëroi shumë turqit, dhe rusët pranuan se ishin gabuar me këtë procedurë.tsot

ME TE LEXUARAT