Reshjet e shiut , përmbyten rrugët e Lezhës, inertet përfundojnë në bulevardin kryesor

Aktualitet

permbytje15Reshjet intensive të shiut që ranë në një hark të shkurtër kohor, pasditen e 8 tetorit 2015, rikthyen një problem të vjetër për qytetin e Lezhës, përmbytjet.

Pjesa më e madhe e lagjeve të këtij qyteti u përmbyt ndersa qytetarët e vijuan lëvizjen e tyre duke përshkuar ujin me me cizme apo zbathur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata më problematike ishte në lagjen “Besëlidhja”, pasi niveli i ujit arriti në 50 cm, duke bërë që edhe ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe.

Edhe rruget kryesore që përshkojnë Lezhën u mbuluan nga uji, duke veshtirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjetëve dhe të qytetarëve.

Vështirësi të shumta pati edhe në segmentet ku vazhdojnë të qendrojnë të hapura kanalet për tubacionet e ujit të pijshëm.

Vërshimi i ujërave nga shirat intensive i rihapen këto kanale e për pasoje nuk munguan edhe incidentet ku mbetën të bllokuara automjete.

Një sasi e madhe inertesh përfundoi në bulevardin kryesor të qytetit qe solli vështirësi në qarkullimin e mjetëve. Asnjë mjet i bashkisë nuk u pa të ndërhynte për të normalizuar situatën e cila paralajmëron një vjeshtë dhe një dimër të vështirë nëse nuk merren masat.

ME TE LEXUARAT