PS, Gjylameti: PD mezi pret të ndodhë ndonjë përmbytje

Politikë

gjylamPartia Socialiste përmes deputetes Blerina Gjylameti i ktheu përgjigje opozitës dhe pretendimeve të ngritura nga Arben Ristani referuar situatës së përmbytjeve. “Refreni i Arben Ristani nuk është me gjë e re për shqiptarët. Mezi pret të ndodhë ndonjë përmbytje që të këtë mundësi për të hedhur racionin e baltës mbi punën e qeverisë. Ndërkohë që Ristani flet nga selia e Shqupit, emergjencat civile, ministrat dhe deputetët janë në terren, në mbështetje dhe në ndihmë të familjeve në nevojë. Dimri ende nuk ka filluar dhe shqiptarët i kanë ende të freskëta përmbytjet e dimrit të shkuar. Pavarësisht vërshimit të ujit, qeveria shqiptare mobilizoi operacionin më të madh të solidaritetit njerëzor dhe pavarësisht dëmeve, menaxhimi i kësaj qeverie bëri të mundur që institucionet shtetërore të ishin në krye të detyrës dhe rimbursimi të bëhej në kohë rekord”, u shpreh Gjylameti.

Sipas saj, është e panevojshme të kujtojmë se si sillej qeveria e Partisë Demokratike me zonat e përmbytura, të cilat në më të shumtën e rasteve i përmbyste nga pakujdesia dhe paaftësia e menaxhimit të digave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për të mos folur pastaj për mungesën në investime në këtë fushë për tete vite me radhë. E për të mos përmendur banorët që Saliu u premtonte rimbursim por që nuk i rimbursoi kurrë dhe u desh të vinte në qeveri koalicioni i majtë për të përmbushur premtimet e doktorit. Sot është e rëndësishme të jemi solidare dhe mos përpiqemi të përfitojmë nga situata ku ndodhen këta qytetarë. Është e rëndësishme që të mbështesim punën e emergjencave civile, shtabeve të ngritura në zonat e prekura nga përmbytjet, në mënyrë që situata të normalizohet sa më shpejt për këdo. Dhe të gjithë si qytetarë, të bëjmë çmos për të dhënë edhe individualisht ndihmën tonë, për ata që sot kanë nevojë për solidaritetin tone”, u shpreh Gjylameti.

ME TE LEXUARAT