Policja kërcen për të ndalur sherrin mes të rinjve

Soft

Oficerja Aaliyah Taylor, ka përdorur kërcimin për të shuar një sherr mes të rinjve. Policja nga Uashingtoni ka ndërhyrë në një sherr adoleshentësh duke sfiduar në kërcim njërin prej tyre. Në këtë mënyrë, policja shpërndau turmën teksa një adoleshente 17-vjeçare u drejtua drejt saj duke kërcyer këngën “Watch me”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Oficerja Taylor, i tha vajzës se bënte lëvizje shumë të bukura kur nisi të kërcejë dhe vetë, në një konkurrim se kush kërcen më bukur. Por kjo kishte një çmim. Nëse policja do të fitonte vajza dhe miqtë e saj do të largoheshin nga zona.

Hap pas hapi, oficerja Aaliyah Taylor vijoi kërcimin për disa minuta dhe pasi Aaliyah u lodh dhe përqafoi garuesen, të gjithë u larguan nga zona.

Kjo video ka tërhequr vëmendjen e presidentit Barack Obama, i cili kishte postuar në rrjetin social “Twitter”: “Kush e dinte se policimi në komunitet do të përfshinte dhe Nae Nae? Një shembull i mirë i një policeje që kënaqet teksa ruan dhe sigurinë”.

Ndërsa, vetë policja Aaliyah ka thënë më vonë për “TMZ”: “Ishte një eksperiencë e mirë. Kjo tregon se ka edhe policë të mirë”.shekulli

ME TE LEXUARAT