Personi që e parandaloi aktin terrorist në tren, është plagosur

Bota

perPjesëtari i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, Spencer Stone, njëri nga tre shtetasit amerikanë, që e parandaluan sulmin terrorist në një tren në Francë, në muajin gusht, është në gjendje serioze shëndetësore, pasi gjatë një zënke në Kaliforni është therrur me thikë.Ai është plagosur sot herët në mëngjes, derisa largohej nga një restorant në Sakramento me shokët e tij. Sipas disa dëshmitarëve, Spencer Stone, 23 vjeçar, ishte përpjekur ta ndihmonte një femër, e cila ishte keqtrajtuar nga një grup i njerëzve jashtë kafenesë. Asnjë i dyshuar deri tash nuk është identifikuar ose marrë nga policia lidhur me këtë rast.

Më 21 gusht, i riu Stone dhe dy miq të tij ishin në pushim në Francë, dhe gjatë udhëtimit e parandaluan një person të armatosur nga Maroku, që të ndërmerrte sulm terrorist, brenda trenit që udhëtonte për në Paris. Me këtë rast, Stone kishte pësuar plagë të thella.  Të tre amerikanët ishin shpërblyer me medalje për trimëri në Francë. rel

ME TE LEXUARAT