Pas Spartak Brahos, edhe PD dërgon një deputet në qelinë e Ballist Morinës

Politikë

flamur-nokaaNje tjeter deputet viziton ne qeli Ballist Morinen. Pas vizitës së kryetarit të komisionit të sigurisë, Spartak Braho, Ballist Morina është vizituar për disa minuta edhe nga dy anëtarë të tjerë të këtij komisioni, këtë herë të Partisë Demokratike.

Arrestimi në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje nuk e bëri ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka të ishte i ashpër kur foli për arsyet pse Ismail Morina shkeli ligjin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është një njeri që u la në mëshirë të fatit dhe që mund të jetë arrestuar sepse e urdhëroi Vuçiç. Sepse kryeministri Rama u pa në ndeshjen me Serbinë se ishte servil i Vuçiç deri në shtire. I tha ai që të mos vinin politikanë kosovarë në Shqipëri për ndeshjen dhe asnjëri nuk erdhi. Nuk është çudi që ai t’i ketë dhënë porosi që këtë e dua në burg. Për më tepër, Morina e kishte treguar një natë më parë për “NYT” se, jam i detyruar të gjej një mënyrë private për t’u mbrojtur sepse kam qindra kërcënime”, deklaroi Noka.

Demokratët u treguan të kujdesshëm të mos përkrahin armëmbajtjen pa leje nga ana e Ismail Morinës, por kjo nuk i pengoi ata të akuzojnë kryeministrin se përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit ndaj atyre që e shkelin.

“Sepse e lanë pa mbrojtje me qindra mesazhe kërcënimi. Ka kërkuar mbrojtje, ka kontaktuar dhe ministrin por nuk ka marrë. Gabimi i vetëm që ka bërë është se e ka marrë armën pa leje. Nuk mund të rrijë ky në burg kur ministri përfshihet në trafik droge, lidhet me organizata kriminale dhe u jep trafikantëve makinën e tij”, tha Noka.

ME TE LEXUARAT