OSHE importon 8 mln euro energji për 10 ditë, çmimi i njëjtë me bursën rajonale

Aktualitet

osheSi rrallë ndonjëherë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka zhvilluar një tender të importit të energjisë për 10 ditët e para të tetorit me çmim të njëjtë si Bursa e Hungarisë e cila merret si referencë nga kompanitë shqiptare që zhvillojnë ankandet për shitjen- blerjen e energjisë.Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. ishte 168,144 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 7,940,563.20 Euro (vlera pa TVSH). Të katërt kompanitë që fituan garën NOA Energy Trade, GEN-I Tirana dhe GSA shpk ofruan një çmim 47 euro për MWh vlerë e njëjtë kjo me çmimin që po ofrohet këto ditë për energjinë elektrike në Bursën e Hungarisë.

OSHE po zhvillon në mënyrë periodike tenderët e importit për mbulimin e humbjeve të energjisë për shkak se KESH nga mungesa e reshjeve nuk ka më teprica që t’ia shesë OSHEE, ndaj kanë rinuar tenderët e importit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqëritë që shprehen interes ishin GEN-I Tirana shpk 2, Shoqëria GEN-I Beograd, Shoqëria GEN-I Athens, Futura Energy al, Shoqëria AXPO Beograd, Shoqëria GSA shpk, -Shoqëria EFT AG 8-LE Traiding, NOA Energy Trade shpk. Nga të dhënat, komisioni vuri re se ofertat së bashku e kishin arritur totalin e sasisë së kërkuar nga ana e OSHEE-s për blerje energjie.

Komisioni i Blerjes vendosi të negociojë me kompanitë me çmimin për njësi më të ulet që kanë plotësuar sasinë prej 168,144 MËh. Kompanitë që kaluan në fazën e negocimit të vlerësimit të ofertave janë: GEN-I Tirana NOA, Energy Trade EFT AG Future Energy al GEN-Beograd LE Trading GEN-I Athens GSA shpk.

Kompanitë e mësipërme u ftuan të marrin pjesë në fazën e dytë me qëllim uljen e çmimit për njësi. Kompania: AXPO Beograd u njoftua nga komisioni për mos kalim në fazën e dytë dhe skualifikim nga negociatat për blerjen e energjisë për periudhën 01.10.2015 – 31.10.2015. Më pas komisioni i blerjes vazhdoi procedurat e vlerësimit dhe të negocimit me 8 shoqëritë prodhuese/tregtare që paraqitën interes në procedurën e zhvilluar nga OSHEE sh.a. më datë 22.09.2015 për ”Blerje e energjisë elektrike për periudhën 01.10.2015-31.10.2015”.

Në përfundim të negocimit komisioni përcaktoi fituesit: NOA Energy Trade, GEN-I Tirana dhe GSA shpk 1. NOA Energy TradeShoqeria LE TRADING

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01- 31.10.2015 është 168,144 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 7,940,563.20 Euro (vlera pa TVSH) Kontratat e mësipërme do të nënshkruan përpara datës 30 shtator 2015. Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë NOA Energy Trade, GEN-I Tirana dhe GSA shpk do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a.

ME TE LEXUARAT