Numri i të vdekurve në Haxhillëk - mbi 1,220 vetë

Bota

haxhNga paniku gjatë Haxhillëkut afër Mekës, muajin e kaluar, janë vrarë ndërmjet 1,221 dhe 1,399 pelegrinë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ky është numër shumë më i madh se ai zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, se kanë humbur jetën 769 vetë. Llogaritja e pavavrur e të vrarëve është bazuar në numrin e të vdekurve që janë raportuar nga shtetet veç e veç.

Agjencia Associated Press ka llogaritur se janë vrarë 1,399 vetë. Kjo agjenci thekson se duket se autoritetet e Arabisë Saudite po përpiqen ta mbrojnë imazhin e vet si mikpritëse të ritualit të shenjtë mysliman. Agjencia AFP thotë se numri i të vdekurve në Haxhillëk është 1,221 vetë. rel

ME TE LEXUARAT