Një i vrarë me armë zjarri në Bushat të Shkodrës

Aktualitet

ambulanca14Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 02:15, në Fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës, Shkodër është vrarë me armë zjarri automatikë shtetasi Luigj Gjergji, vjeç 24, banues në Fshatin Pistull. Në momentin vrasjes viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, Tip Audi, me ngjyrë të zëzë, me Targa Greke NZP8147, në aksin rrugor Kreybushat – Vau Dejes Shkodër. Po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve. Veprimet po kryhen me grup hetimor në përfundim do të jepet dhe informacioni përfundimtar.

ME TE LEXUARAT