Ndeshja me Serbinë, Shqipet e Zvicrës nisen për në Tiranë

Sport

shqipettFutbollistët e kombëtares shqiptarë janë nisur për Tiranë.

Futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceranë kanë udhëtuar për Tiranë, ku pritet t’i bashkohen Kombëtares shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berat Xhimshiti ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Naser Alij, Taulant Xhaka, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku duke udhëtuar për Shqipëri.

“Rrugës për Shqipëri. Ekipi kombëtar, kuq e zi”, shkruan Xhimshiti në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të zhvillohet me 8 tetor kundër Serbisë në ‘Elbasan Arena’.

ME TE LEXUARAT