NATO urdhëron Rusinë të ndërpresë aksionin ushtarak në Siri

Bota

natoNATO ka dënuar shkeljen ajrore të Turqisë, nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si veprim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

Pas një mbledhje urgjente NATO ka thënë se “aleatët e kundërshtojnë fuqishëm shkeljen sovrane të hapësirës ajrore të Turqisë dhe dënon këtë shkelje të hapësirës ajrore të NATO-së.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Aleatët tërheqin vërejtjen për një veprim të tillë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm,” thuhet në deklaratë.

Ministria e jashtme e Turqisë ka thënë se aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë.

Ministria e jashtme turke, mëtutje, njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar aeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë.

NATO ka kritikuar sulmet ajrore të Rusisë, në Siri, të cilat po i targetojnë grupet që po luftojnë kundër presidentit sirian, Bashar al –Assad.

ME TE LEXUARAT