Mustafa: Dhuna është e papranueshme

Kosovë&Rajon

isa-mustafa2015Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme në kryeqytet pas arrestimit të Albin Kurtit. Mustafa tha se beson se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respektojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë.

Dhuna është e papranueshme si mjet politik.

Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. Në të njëjtën mënyrë, dua të besoj që kështu duhet te reagojnë edhe ata që nuk pajtohen me vendimet e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Sidomos këto ditë, kur kemi përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për Liberalizimin e Vizave, na duhet sjellje e përgjegjshme dhe në përputhje me normat ligjore, në interes të stabilitetit”. /

 

ME TE LEXUARAT