Meta takon drejtorin rajonal të NDI-së në SHBA

Politikë

metGjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), z. Robert Benjamin.

Në këtë takimi u theksua kontributi i rëndësishëm që NDI-ja luan në Shqipëri dhe bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe NDI-së në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit, bashkëpunimi i shkëlqyer me administratën e Kuvendit dhe shkëmbimi i eksperiencave me shërbimet legjislative dhe përmirësimin e funksionimit të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ. NDI-ja ka luajtur një rol të veçantë edhe në rritjen e bashkëpunimit të parlamenteve të vendeve të rajonit.

Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që NDI-ja ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit.

Z. Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme, siç janë përfaqësimi i grave në politike dhe Kuvend, rritja e rolit të Parlamentit në aspektin e kontrollit, që duhet të luajë ndaj ekzekutivit, kodi i etikës dhe sjelljes së deputetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimit legjislativ, si dhe angazhimi i të rinjve në politikë.

Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh rajonal për përballimin e këtyre sfidave.

ME TE LEXUARAT