Mesazhet dhe fotot në WhatsApp tani do të ruhen në GoogleDrive

Teknologji

whats-upMe thuajse një miliardë përdorues në muaj, me të drejtë WhatsApp konsiderohet shërbimi më i famshëm online i shkëmbimit të mesazheve në smartphones.

Aplikacioni që është pronë e kompanisë Facebook, ka njoftuar se ka arritur në një marrëveshje me kompaninë Google. Me këtë ndryshim të ri, inkorporimin e Google Drive, shërbimi WhatsApp për Android do t’i lejojë çdo përdoruesi të krijojë kopje sigurie të historikut të bisedave private por edhe të përmbajtjeve të tjera si: fotografi, video etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë mënyrë, sa herë që dikush do të ndërrojë pajisjen e tij do mundet të transferojë fare lehtë skedarët e tij.

Në momentin që do të aktivizoni këtë opsion të ri do të pyeteni nga shërbimi nëse dëshironi të krijohen çdo ditë kopjet e sigurisë, çdo javë ose çdo muaj (nga mesazhet tuaja). Gjithashtu do të caktoni nëse dëshironi të ruani historikun e videove tuaja. Ky opsion i ri do të disponohet në Play Store me anë të përmirësimit të WhatsApp gjatë muajve që vijnë, ndaj qëndroni vigjilentë.

ME TE LEXUARAT