Mesazhe kërcënuese në Polici: Do ketë gjakderdhje nëse nuk lirohet Ballist Morina

Aktualitet

policia-tiranesPas arrestimit të Ismail Morinës nga Policia e Tiranës, në drejtim të kësaj të fundit kanë vërshuar mesazhet kërcënuese përmes internetit.

Televizioni "News 24" ka publikuar  dy emaile ku paralajmërohen trazira nëse policia nuk liron Ismail Morinën dhe 3 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të.

Një email është dërguar nga “Njësitë Guerile Tiranë” dhe tjetri nga “Brigadat e Kuqe”. Lexoni më poshtë përmbajtjen e plotë të tyre:

Emaili parë

Duke pare me shume vemendje zhvillimet e fundit ne pragndeshjen historike qe luajme kundra Shkijeve kundra armiqeve tane serb kerkojme :

Lirimin sa me te shpejt te Ballistit Ismail Morines dhe te 3 vellezerve tane te arrestuar dje ne darke.

Ne rast te kundert nqs nuk lirohen para ores 18.00 nuk do mbajme pergjegjesi per cka mund te ndodh sot me mberritjen e kombetares Serbe.Do ndizet tirana flak sot dhe turpi do bjere mbi ju.

Njesitet Guerile Tirane 07.10.2015

Emaili i dytë

Na vjen shume keq qe vellau jone Ballist Morina eshte arrestuar mbreme,kjo duket qarte se eshte manipuluar dhe spiunuar nga qarqe antishqiptare,nga UDB-ja serbe,nga duka,nga rama dhe nga shume e shume te tjere.Por i bejme me dije Policise se Shteti Saimir Tahirit Edi Rames Armando Dukes se kombetares Serbe armikut tone te perjetshem do i behet nje pritje madheshtore ashtu sic e meritojne armiqte tane.Sado qe mendoni se keni marre masat e mjaftueshme per pritjen e Shkijave sot do i tregohet botes se ne jemi SHQIPTAR DHE ASKUSH NUK NA SHKEL ME KEMBE. NUK E KEMI HARRUAR 14 TETORIN Ju paralajmerojme se nqs do nderhyni kunder BRIGADAVE TE KUQE DO TE KETE GJAKEDERDHJE

VEC SHQIPERI ETNIKE SHQIPERI E MADHE

JA VDEKJE JA LIRI

BRIGADAT E KUQE

ME TE LEXUARAT