Mbahen sot në Tiranë homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta

Aktualitet

simon gjetaEfektivi 49-vjeçar i FNSH-së, Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën nga 56-vjeçari Ruzhdi Aishta është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Homazhet për efektivin do të mbahen sot në Tiranë në orën 11:00, ndërsa trupi i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në krah të Ibrahim Bashës, kolegut të vrarë në Gjirokastër gjatë aksionit antikanibis në Lazarat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni nisi pasditen e së shtunës, 3 tetor pak kohë pasi Aishta kishte plagosur fqinjin e tij , dhe zgjati deri në orën 07: 10 të mëngjesit të së dielës, 4 tetor 2015.

Për gjatë gjithë natës policia dhe forcat RENEA mbajtën të rrethuar shtëpinë e autorit dhe tentuan disa herë të negocionin me të për tu dorëzuar por ky i fundit nuk pranoi. Ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë.

Ruzhdi Aishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Aishtën.

ME TE LEXUARAT