Lorik Cana: E kemi në dorë fatin e kualifikimit në "Euro 2016"

Sport

canaaaLorik Cana beson se asgjë, atë dhe shokët e tij të kombëtares shqiptare, nuk mund t’i pengojë për të shënuar fitore në takimin me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2016”.

Më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd, ai dhe bashkëlojtarët e tij, pësuan një sulm fizik nga futbollistët, huliganët, kujdestarët, e policët serbë, por kapiteni kërkon që këto gjëra të mos ndikojnë tek ekipi, pasi basti i fitores është më i madh se çdo gjë tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi aq të përqenduar te futbolli, tek organizimi dhe përgatitja e lojës, në mënyrë teknike dhe gjërat e tjera nuk ndikojnë. Ne e kemi fatin në dorë. Besoj në fitore me Serbinë, por edhe varet se çfarë ndodh në ndeshjen Portugali–Danimarkë, ku mendoj se Portugalia duhet të fitojë patjetër. Por ne e kemi fatin në dorën tonë”, -tha kapiteni Cana, në një prononcim për “Sporti 1”.

Kapiteni dhe lideri i kuqezinjve beson se kuqezinjtë e kanë fatin në duart e veta dhe duan të vendosin vet për kualifikimin, ndonëse pret edhe fitore nga Portugalia në përballjen me Danimarkën, që për momentin ka një pikë më shumë se Shqipëria në grupin I, duke u renditur në vendin e dytë. Ndoshta çdo gjë mund të vendoset në takimin e fundit në Armeni? “Po, mund të vendoset çdo gjë edhe atje, por ne duam që çdo gjë të vendoset në ndeshjen me Serbinë, por nëse jo, atëherë duhet të shkojmë deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe në minutën e fundit, por mbi të gjitha, jemi me fat që jemi në këtë pozitë”, – përfundoi kapiteni Cana.

ME TE LEXUARAT