Spartak Braho dëshmon në prokurori: Tentuan të sajojnë dëshmi kundër Metës

Aktualitet

brahooooDeputeti Spartak Braho eshte paraqitur ne prokurorine e Tiranes pasditen e sotme ne ora 16.50.

Ai ka dhene deklarime para prokurores qe po heton letren e deputetit te LSI, njeheresh kryetar i Komisionit te Sigurise, ne lidhje me pretendimet per skenare me qellme te destabizilimit te situates politike ne Shqiperi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braho mësohet t’i ketë qëndruar versionit të tij se deputeti Doshi dhe ish – ministrit Prifti po shantazhonin gruan e Kastriot Ismailaj, që ky i fundit të dëshmonte kundër kreut të Kuvendit në aferen CEZ. Megjithatë ende nuk është mësuar se cilat janë provat dhe dokumetet ku e mbështet këtë komplot, kreu i komisionit parlamentar të sigurisë.

Në dalje të prokurorisë Braho nuk ka dashur të kometojë mbi seancën e pyetjeve duke u futur në automjetit e tij, i cili në këtë rast u parkua në brendësi të oborrit të institucionit.

Tashmë për të dhënë sqarimin e tij për këtë çështje ka mbetur vetëm biznesmeni Kastriot Ismailaj që ndodhet në burgun 302 në kryeqytet. Ismailaj akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash.

Javen e kaluar me ane te nje letre, Braho njoftoi kreret me te larte te shtetit se deputetet Tom Doshi dhe Drtina Prifti po sajonin nje skenar destabizilimi kunder Ilir Metes, ne perpjekje per te bindur Kastriot Islailajn qe te deshmonte kunder kreut te LSI.

Ismailaj eshte biznesmeni i arrestuar per skema mashtrimi e falsifikime ne skandalin e borxheve te CEZ. Deri sot, grupi i hetimit ne polici ka marre ne pyetje deputetet Tom Doshi e Dritan Prifti si dhe gruan e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailajn, e cila ka mohuar qe ndokush ti kete bere presione qe i shoqi te deshmoje kunder Ilir Metes.

ME TE LEXUARAT