Landi i "West Side Family" përlot fansat

Showbiz

landi-sest-sideLandi Hysi, është një nga personazhet publik, që shpesh herë, përmes postimeve të tij në Facebook, kujton mikun e tij Dr. Flori.

Të gjitha postimet e tij, janë të shoqëruar me hashtagun #është larguar por nuk është harruar, i cili i referohet DR. Florit, i ndarë nga jeta nëntorin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, ai ka bërë një dedikim special, për mikun e tij, një postim prekës që ka përlotur ndjekësit e tij.

Ja çfarë shkruan ai:

"Me sa kam parë mund të them se: Ishe kritik shumë objektiv. Të tillë kam hasur pak. Fare fare pak. Ndoshta gishtat e njërës dorë mjaftojnë për t'i numëruar ata si ti e tani këta kritikë janë edhe më pak. I drejtpërdrejtë dhe i vërtetë me këdo e kudo dhe nuk hezitoje t'jua përplasje në fytyrë të vërtetën. Atyre mund t'u dridhej toka nën këmbë, por siç do thonim ne të tre duke qeshur: - Ça t'thot vllai jot? S'tnimoj dot!"

"I thjeshtë e pa shumë xhingla-mingla në lidhje me veshjen, por nga brenda veshur shumë më bukur se shumë palaço cirku që mbahen me të madh, përpiqen të vishen e të flasin bukur, me edhe pa kollare, me edhe pa pushtet. Të mbaj mend kur dukeshe i përhumbur sepse rrije pa folur duke krruar mjekrën, por ti ishe shumë i qartë në lidhje me faktin se si do të ishte finalja e punëve që bëje. Dhè shumë...Do jepje edhe më shumë."

"I përqëndruar tek vlerat dhe armik me antivlerat. I qeshur me të gjitha moshat e tipet e njerëzisë aq sa dukej sikur njiheshe me të gjithë prej një jete dhe me këdo e kishe gati përgjigjen e duhur. Shumë e vështirë të ishe ti, por kjo nuk u vu re. Nuk e kuptuam... Kjo nuk është gjithçka mund të them per ty Flor..."TAR

ME TE LEXUARAT