Laboratori i drogës në Durrës, 5 nga të arrestuarit janë biznesmenë

Aktualitet

laboratoriiPese nga të arrestuarit në Durrës gjatë operacionit antidroge “Koordinata” janë biznesmenë, pronarë lokalesh dhe kompanish nafte në Shqipëri dhe në Itali.

Sipas policisë së Durrësit dhe prokurorise se krimeve te renda, Pajtim Braçaj, 52 –vjeç, i cili akuzohet për transportin e kanabisit nga Kruja në Durrës është pronar i një kompanie nafte në Tiranë, me aktivitet Fier dhe Vlorë.

Bejto Kotaj, 53 vjeç, nga Shkodra, i cili ishte financuesi i kultivimit të kanabisit, rezulton pronar i një bar –kafeje të njohur në zonën e ish –Bllokut, Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lokalin Cheer’s ai e ka në bashkëpronësi me Ajet Sulajn, 40 -vjeçarin që rezulton bashkëfinancues i kultivimit të kanabisit. Kurse 39 –vjeçari Festim Xhelilaj sipas të njëjtave burime është pronar i një kompanie në Itali.

Nga hetimet doli se droga përpunohej në laboratorin që ishte ngritur në vilën e cila është pronë e Valter Pashollarit, i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit të së shtunës, u sekuestruan 700 kg kanabis, një peshore elektronike; një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike; 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme. Në pranga përfunduan shtatë persona, banorë të Krujës, Tiranës dhe Shkodrës.

ME TE LEXUARAT