Kryeministri serb Vucic anullon fluturimin për në Shqipëri

Aktualitet

rama-vucic_2Policia e shtetit dhe Garda e Republikës ishin njoftuar pasdite se kryeministri serb do të mbërrinte në Rinas në ora 18.00.

Menjëherë pas njoftimit në fjalë, Garda dhe policia kanë marrë masat për pritjen e kryeministrit serb Aleksander Vucic dhe shoqërimin e tij për në Elbasan për të ndjekur ndeshjen mes dy kombëtareve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ka qenë ora 18.15 kur forcat e sigurisë kanë njoftuar se fluturimi i kryeministrit serb drejt Shqipërisë është anuluar. Nuk dihen ende arësyet pse ka ndodhur kjo.

ME TE LEXUARAT