Kombëtarja serbe udhëton drejt Elbasanit

Aktualitet

ekipiserbKombëtarja serbe e futbollit në orën 18:00 ka lene pas hotelin ku ishte akomoduar në Tiranë. Ekipi serb eshte nisur drejt qytetit të Elbasanit, ku në orën 20:45 do të nisë sfida e vlefshme për Euro 2016 me Shqipërinë.

Autobusi me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit serb shoqërohej nga forca të shumta policore, përfshi këtu edhe repartet speciale që janë angazhuar vazhdimisht në mbrojtje të ekipit serb që prej zbritjes së tij në Rinas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Serbia mbërriti në Rinas pak para orës 18:00 të së mërkurës. E shoqëruar nën masa të forta sigurie, lojtarët dhe stafi teknik serb u akomodua në Hotel Rogner. Megjithatë, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, nuk munguan incidentet, nëse mund të quhet i tillë goditja e autobusit me gurë nga një 14-vjeçar, i ndaluar ditën e sotme nga policia.

ME TE LEXUARAT