Kombëtarja mbërrin në Rinas, pritet nga mijëra tifozë kuqezinj

0

komPasi arriti kualifikimin historik për në “Euro 2016” me fitoren e së dielës 3-0 në Armeni, mesditën e kësaj të hëne Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, e nisur rreth orës 11:30 nga Aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës.

Kliko per me shume info

Me qindra tifozë kuqezinj kanë pushtuar sheshin e pritjes së Aeroportit, ndërkohë që me mijëra janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në pritje të heronjve kuqezi, të cilët realizuan një ëndërr të kahershme të shqiptarëve, pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbolli, siç është Europiani i Francës.

“Digitalb” ka njoftuar prej ditës së djeshme se, në orën 14:00, në “Digitalb Arenën” e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, do të nisë një koncert madhështor, ku do të jenë edhe heronjtë e kombëtares kuqezi, për të festuar të gjithë së bashku kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.