Kinë, 17 të vdekur nga shpërthimi i cilindrit të gazit

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ciliMedia shtetërore e Kinës raporton se 17 njerëz kanë vdekur kur një cilindër i gazit të lëngshëm ka shpërthyer në një restorant në lindje të Kinës. Incidenti ka ndodhur sot gjatë kohës së drekës në qytetin Vuhu, në provincën Anhui, bën të ditur agjencia e lajmeve Xinhua.

Zyrtarët lokalë dhe policia thonë se janë duke hetuar incidentin. Shpërthime të ngjashme ndodhin relativisht shpesh në Kinë, ku rregullat e sigurisë nuk respektohen siç duhet.

Në muajin gusht, mbi 160 njerëz, përfshirë zjarrfikës, kanë vdekur nga dy shpërthime masive në një depo kimike, në qytetin Tianjin.

ME TE LEXUARAT