KE: Opozita e Kosovës të ndalojë përdorimin e dhunës si mjet politike

Kosovë&Rajon

kocinjacicBashkimi Evropian apelon tek opozita në Kosovë që të ndërprese bllokimin që po i bën proceseve politike.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogehrinit ka deklaruar se institucioni që ajo përfaqëson dënon ashpër përsëritjen e dhunës në Parlament si dhe përleshjet që ndodhën në rrugët e Prishtinës, net më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dënojmë përdorimin e dhunës si taktikë politike”, ka deklaruar Kocijancic duke shtuar se është i papranueshëm dëmi që i është bërë pronës private dhe publike kohëve të fundit.

Në emër të Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic i bën thirrje opozitës që të respektojë parimet bazë të demokracisë dhe lejon debatin e hapur dhe të lirë ne Parlament, në lidhje më të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Ndasitë politike mund të adresohen vetëm nëpërmjet të dialogut kuptimplotë të lirë dhe të hapur brenda Parlamentit, - brenda institucioneve”, ka theksuar Kocjanic duke rikujtuar partitë opozitare se, siç tha, në fund të fundit Parlamenti do duhej t’i shërbente interesave të popullit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT