Kapen 121 kg kanabis në Fier, pranga dy trafikantëve

Aktualitet

droNë kuader të operacionit “Martinë”, Drejtoria e Policisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, bënë të mundur goditjen e aktivitetit kriminal në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Bektash ISUFAJ, 57 vjeç, banues në fshati“Martin” Fier dhe Ervis ISUFAJ, 27 vjeç,me banim në “Martin”, Fier.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të “Trafikim të lëndëve Narkotike të mbetur në tentative të kryer në bashkëpunim”,pasi më datën 20.10.2015. rreth ores 13:00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Bektash ISUFAJ dhe Ervis ISUFAJ, e cila ndodhet në fshatin “Martin” Levan , janë gjetur 10 thasë brenda të cilave ndodheshin 121 Kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, lëndë të cilën do e dërgonin në Itali nëpërmjet detit me mjet lundrues.

ME TE LEXUARAT