Haradinaj: Vetëm tërheqja nga marëveshjet e zgjidh krizën

Kosovë&Rajon

haradinajNdërsa në Kosovë artikulohet gjithnjë e më shumë se zgjidhja e vetme është dialogu mes krerëve të pesë partive ne vend, partitë opozitare e përjashtojnë mundësinë se kjo tryezë e përbashkët do të sjellë zgjidhje të krizës në vend.

Ramush Haradinaj lideri i AAK-së deklaron se një dialog i tillë mund të përdoret si mbulesë për të zbatuar këto marrëveshje. Ndërsa nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Caushi, thotë se ky takim nuk është një mundësi reale ndërsa shton se kriza zgjidhjet me tërheqjen e pakteve te nënshkruara ne Bruskel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partitë opozitare në Kosovë kanë radikalizuar qëndrimet e tyre, duke bllokuar për të dytën herë me radhe kuvendin përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Vetëvendosje, AAK e Nisma kërkojë tërheqjen e qeverisë nga bashkësia e komunave serbe, të nënshkruar në Bruksel dhe nga marrëveshja për kufirin me Malin e Zi. Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë ngriti shqetësimin se një aksion i tillë politik, rrezikon të sjellë izolimin e Kosovës.

ME TE LEXUARAT