Gjosha: Të angazhuar për fazën e radhës së procesit të integrimit

Politikë

sueMinistrja e Integrimit Europian, priti sot në një takim kortezie, z.  Johan Ndisi, i Ngarkuar me Punë  i Suedisë në Tiranë.  Ministrja e uroi,  Nidsi për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Suedia ka dhënë për procesin e integrimit e Shqipërisë, duke qenë një nga vendet e para të BE-së, që u shpreh pro marrjes së statusit të vendit kandidat.

Gjatë takimit Ministrja Gjosha, e informoi, z. Nidsi, mbi arritjet dhe reformat që vendi ka marrë pas statusit të vendit kandidat, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të  çuar përpara procesin e integrimit, në mënyrë që të kalohet më shpejt në fazën e radhës që është hapja e negociatave. Ministrja Gjosha,  nënvizoi se fokusi aktual mbetet reforma në drejtësi, kusht shumë i rëndësishëm për përmbushjen e 5 prioriteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Nidsi, u shpreh se Suedia është pro zgjerimit të Bashkimit Europian, ndaj do të mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë. “Në besojmë të zgjerimi i Bashkimit Europian, pasi mendojmë se ky proces është në të mirë jo vetëm të vendeve aspirante por edhe të vetë Europës së Bashkuar, prandaj ju mbështesim në këtë aspiratë tuajën”, tha z. Nidsi.

ME TE LEXUARAT