Gazeta amerikane: Ballist Morina tregoi një javë më parë se mbante armë me vete

ballistNew York Times, gazeta prestigjoze amerikane, ka botuar sot kete artikull ne lidhje me ndeshjen Shqiperi-Serbi dhe arrestimin e Ballist Morines:

Në Tiranë, forcat e rendit arrestuan sot tifozin më të njohur të Shqipërisë, Ismail Morina, dhe tre shokë të tij 20-22 vjeçarë. Në trupin dhe në automjetin e Morinës, i njohur ndryshe me emrin Ballisti, policia gjeti dy armë revolver pa leje: – njëra pistoletë tip Zastava me 6 fishekë atij iu gjet në xhep, ndërsa pistoleta tjetër tip TT me 30 fishekë iu gjet në makinë. Policia pohoi se në mjetin e tij u gjet edhe një gëzhojë fisheku dhe një tufë biletash sporti, të cilat fillimisht u dyshuan se ishin të falsifikuara.
I riu Ismail Morina u bë i famshëm për një natë, sapo mori përsipër se ngriti dronin me figurat historike shqiptare mbi stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja e futbollit Serbi – Shqipëri.
Gazeta prestigjoze New York Times ka botuar sot një artikull për protagonistin e dronit, Ismail Morina.
Veprimi i tij shkaktoi zhurmë të madhe dhe një seri gjyqesh sportive, ku u dënuan federatat e të dy vendeve. Ai i ka deklaruar shtypit amerikan se pas asaj mbrëmje nuk ndjehej më i sigurtë dhe mbante armë për vetëmbrojtje. Ismail Morina njoftoi në mediat e internetit se kishte siguruar një biletë të personalizuar për të ndjekur ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, përkundër deklarimeve të drejtuesve sportivë se nuk do të dëshironin që ai të hynte në stadiumin e Elbasanit.
Policia ka marrë masa të shumta në Tiranë dhe në Elbasan për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes nesër.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info ------------------------------------------------------------

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

xhelili-shukri

Skandali i Xhelilit, policia merr në mbrojtje 20-vjeçaren dhe nënën e saj

Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje vajzën 20-vjeçare Anisa A., e ...