Futbollistët e Kombëtares besojnë tek fitorja ndaj Serbisë

Sport

komBesojnë te fitorja, kualifikimi dhe mbajtja lart e dinjitetit.

Futbollistët e kombëtares shqiptare e kanë shprehur optimizmin e tyre me postimet në FB, në prag të përballjes me Serbinë.

“Lojtarët mund t’i shajnë, por flamuri s’preket” është një koment I Taulant Xhakës, që shton më tej se të gjithë janë gati për ndeshjen historike.

Po ashtu, ai është i lumtur që kapiteni Cana do të jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sokol Cikalleshi, lojtari që ka goditur shumë shtylla, shpreson të shënojë dhe beson se edhe për shkak të mbështetjes së tifozëve kombëtarja mund t’ia dalë me sukses.

Sulmuesi kavajas ka një falenderim të veçantë për mbështetjen nga mediat e Kosovës, por edhe një mesazh:

Shpresoj të shënoj, nuk i trembem provokimeve.

Ansi Agolli komenton shkurt: Në stërvitje për ndeshjet që do na çojnë në Francë.

Shkëlzen Gashi e shkruan anglisht: Ka ardhur koha që Shqipëria të shkojë në Europian.

Së fundi, Lenjani.

Lojtari që vjen në kombëtare që nga Nanta, së bashku me Lorik Canën, thotë se është i gatshëm të shkruajë historinë, bashkë me shokët dhe tifozët.

ME TE LEXUARAT