Formula 1 shitet për 7.5 miliardë euro

Sport

Formula-Uno--466x350Shitja e Formula 1 u vulos me një shtrëngim duarsh, mes pronarëve aktualë dhe investitorëve të rinj nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë publik nga “Financial Times”, që theksonte se “cirkusi” ndryshoi pronësi për 8,5 miliardë dollarë, ose ndryshe 7,5 miliardë euro. Sipas të përditshmes ekonomike, për të mbyllur zyrtarisht blerjen e Formula 1, fondi shtetëror “Qatar Sports Investment” dhe milioneri amerikano-verior Stephen Ross, që është edhe pronari i klubit të futbollit amerikan, Miami Dolphins, duhet të realizojnë analizën e rrezikut të biznesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrëveshja pritet të mbyllet në harkun e 30 ditëve, megjithatë duke cituar një burim që ishte i pranishëm në bisedime, gazeta prestigjoze theksonte se “asgjë nuk është ende e sigurt dhe akordi mund të prishet”.  Nga ana tjetër, pronari aktual i cirkusit, CVC mohoi ekzistencën e një marrëveshje. Grupi i investimeve nga Luksemburgu, që me 35,5 për qind zotëron pjesën më të madhe të aksioneve njoftoi se nuk ekziston asnjë marrëveshje apo shtrëngim duarsh.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe bosi aktual i Formula 1, Bernie Ecclestone. Nëse më parë britaniku garantoi shitjen brenda fundit të vitit, tashmë ai minimizon mundësinë e ndryshimit të pronësisë së cirkusit.  Problemi kryesor lidhet me aksionarin kryesor të Formula 1, Donald Mackenzie, që këmbëngul se nuk dëshiron të shesë pjesën e tij në kategorinë më të rëndësishme në botë për garat e automobilizmit.ssport

ME TE LEXUARAT