Facebook sjell risinë e fundit, huazim nga Snapchat

Teknologji

fb-snapRrjeti social “Facebook” do të lançojë veçorinë “Doodle” – veçori që përdoruesit e Snapchat e njohin shumë mirë.

Kjo veçori e re ju lejon të shkruani ose vizatoni objekte të ndryshme në foto para se ta postoni në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur të ngarkoni një foto, do të shfaqet opsioni për të modifikuar foton. Pastaj do të shikoni një ikonë të “doodle” në të djathtën e fotos. Kjo veçori përdoret shumë në Snapchat.

Facebook dhe Snapchat kanë një histori të ndërlikuar së bashku. Facebook i ofroi kompanisë 1 miliard dollarë për ta blerë në vitin 2013.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel, refuzoi ofertën dhe vazhdoi që ta rrisë edhe më shumë rrjetin social. Ai ka shtuar së fundmi përmbajtje me lajme në listën e veçorive të rrjetit social.

ME TE LEXUARAT