Erkand Qerimaj: Politikanët tanë i duan sportistët vetëm për selfie

Aktualitet

erkand-qerimajPeshëngritëse Erkand Qerimaj duket se është kritik ndaj përzierjes së politikës me sportin. “Me emocione e kam ndjekur. Si të gjithë kisha shumë dëshirë të fitonim. Zhgënjim nuk do të thoshta për humbjen sepse jam sportist vet dhe sporti ka fitore por ka edhe humbje. Nuk duhet të rrëmbehemi as kur fitojmë, as kur humbim. Ky është sporti, i ka të gjitha rezultatet. Mendoj se kanë qenë shumë të ngarkuar nga ana psikologjike dhe presioni i krijuar në media dhe nga i gjithë ambienti. Menodj se kanë mundësi më shumë po të mos jenë të ngarkuar nga ana psikologjike. Mendoj se barazimin e meritonin të paktën. U mërzita që humbëm në minutat e fundit, ajo ishte edhe frika ime gjatë momenteve që isha duke ndjekur lojën. Më bën përshtypje politika dhe politikanët shqiptare. Nuk duhet ti shfrytëzojnë sportistët për selfie në çdo moment. Mendoj se duhen bërë politika më të mira për sportin, ligjin për sportin dhe gjëra të tjera në dobinë tonë. Selfiet ti lënë pasi të kenë bërë ndonjë punë për sportin”.

 

ME TE LEXUARAT