Elseid Hysaj: I njohim serbët, nuk kemi presion

Sport

hysaj15Ai është padyshim njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Në vetëm pak javë Elseid Hysaj fitoi besimin e stafit teknik të Napolit dhe u shndërrua në idhullin e tifozëve të gjigandëve të Serisë A. Mbrojtësi i është bashkuar përfaqësueses pas suksesit ndaj Milanit në “San Siro”, ndërsa tani duket i mësuar në përballjet me futbollistë të mëdhenj.

“Unë si të gjithë lojtarët i njohim futbollistët serbë, pasi ata nuk janë lojtarë të thjeshtë, por luajnë luajnë në ekipet më të mëdha në Europë. Janë një skuadër shumë e fort, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe ti mbulojmë sa më shumë që të mundemi, për të mos u lënë shumë mundësi. Parashikime për ndeshjen nuk kam, pasi aty mund të ndodhë gjithçka dhe nuk mund të parashikohet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa i takon ndeshjes, Hysaj garanton se skuadra nuk është aspak në tension. Përgatitjet vijojnë si për çdo ndeshje tjetër të mëparshme në kualifikueset e Euro 2016.

“Është një ndeshje si të gjitha që kemi luajtur deri më tani. Serbia nuk ka asgjë më tepër se Portugalia apo Armenia. Po përgatitemi si çdo ndeshje, po analizojmë si në çdo ndeshje mundësitë që mund të krijojë Serbia, në mënyrë që të jemi në gjendje ti ndalojmë. Presion nuk ka. Njerëzit mund të thonë çdo gjë nga jashtë, por ata nuk e kuptojnë sa rëndësi ka ndeshje si ne që jemi pjesë e ekipit. Kështu që thjesht jemi duke u stërvitur dhe duke u përgatitur për ndeshjen pa presion.”

Nëse tifozët bëjnë llogaritë për kualifikimin e ëndërruar në një eveniment madhor, mbrojtësi i djathtë kërkon që ndeshjet të merren me radhë. Megjithatë, Hysaj e ka të qartë rëndësinë e rezultatit më 8 Tetor.

“Nuk kemi bërë llogari, sepse ndeshjet i marrim me radhë dhe nuk mendojmë për sfidat e ardhshme. Sa më shpejt ta mbyllim grupin aq më mirë është, kështu që shpresojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë.”

ME TE LEXUARAT