Duka: De Biasit do ti ofrojmë rinovimin, por ka një problem

Kliko per me shume info

duka-debiasiPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për rinovimin e kontratës me trajnerin italian Giani De Biasi. Duka nuk e përjashtoi mundësine që “shifrat” të prishin marrëdhëniet.
Duka nenvizoi se nga ana e FSHF-së ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor.

“De Biazi kuptohet që jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdoj të jetë trajner. Është me kontratë deri në qershor dhe më tej është vullneti dhe dëshira jona që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël, që mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien”, deklaroi Duka.

Kliko per me shume info

Duka u shpreh i befasuar nga pritja që njerëzit i bene kombëtares pas kthimit nga Armenia.  “Jemi befasuar nga entuziazmi i njerëzve dhe nga pritja e institucioneve. I falënderoj të gjithë për pritjen miqësore dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares. Ky është një sukses historik. Çunat duhet të shijojnë dhe ta luajnë lojën. Kam besim se i kemi vlera për të shpalosur në Francë dhe për të pas pretendime. Për të pas pikë apo kualifikimin nga grupi”, tha Duka.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here