Brazil, të burgosurit marrin kontrollin e burgut

Bota

brazilSë paku 10 persona janë marrë peng nga të burgosurit që e kanë marrë kontrollin në një burg në Brazil, kanë raportuar mediat lokale.

Ata morën kontrollin në Njësitin numër 2 të burgut shtetëror Londrina. Të burgosurit, të armatosur me thika dhe shkopinj, dolën në çati të ndërtesës, duke rrahur dhe lidhur disa prej pengjeve, dhe duke i kërcënuar ata se do t’i hedhin poshtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pengjet raportohet se janë gjithashtu të burgosur, por të një sektori tjetër të burgut.

Trazirat nëpër burgje nuk janë të pazakonta në Brazil, ku shumica e burgjeve shtetërore janë të tejmbushura dhe të burgosurit ankohen për kushtet e vështira të jetës atje.

ME TE LEXUARAT