Basha takon Lu: Hetimi për CEZ të futet në kalendarin e Kuvendit

Politikë

bashaKreu i PD, Lulzim Basha ka takuar shefin e diplomacisë amerikane Donald Lu.

Në përfundim të këtij takimi, Basha ka shpjeguar se në qendër të takimeve mes tij dhe Lu është situata e vështirë në Shqipëri, krimi dhe korrupsioni, duke u ndaluar tek çështja e marrëveshjes me CEZ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha ka ripërsëritur që hetimi ndërkombëtar të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Lulzim Basha: Komunikimi me partenerët tanë është intensive sepse problemet dhe sfidat e Shqipërisë janë të mëdha dhe akute. Kërkojnë një përkrahje të madhe për zgjidhjen e tyre, përkrahje që nuk mungon nga ambasadori Lu dhe qeveria e tij. Këto takimi theksi mbetet i njëjta lufta kundër krimit, korrupsionit, aktualutetet e dhimbshme në këtë rafsh, por edhe përpjekja e PD për të mos u mjaftuar vetëm me denocnimin e tyre por për të gjetur edhe rrugët e zgjidhjes, vënien para përgjegjësisë e atyre që zhvasin mln nga qytetarët, ndërkaq njerëzit dergjen në burgje për kuponat tatimorë.

Kjo është një qeveri e dy standardeve që kapet nga KLSH duke vjedhur 600 mln euro, të vetme përgjigje ka të akuzojë opozitën dhe mediat ndërkombëtare. Me një marrëveshje pa transparencë pa llogaridhënië, më të madhe aferën. Gjendja është e rëndë.

Cfarë ndodh me qytetarët e një vendi kur nga njëra anë i nënshtrohen një kërbaci arbitrar selektiv,  gjoja në zbatim të ligjit, por nga ana tjetër ata që janë zgjedhur për të shërbyer e shohin veten si padronë.

Ngjarjet po preciptitojnë, kjo qeveri është drejt degradimit. Ne jemi të vendosur të bëjmë transparencën e plotë. Pse nuk pranojnë transparencë Rama dhe Meta. Pse nuk e fusin në kalendarin normal të punimeve të parlamentit, kush është arsye që nuk u fut me procedurë të përshpejtuar. Arsyeja është se ata kanë shumë për të fshehur, kanë 600 mln euro për të fshehur. PD nuk do të rreshtë derisa kjo aferë të zbardhet dhe përgjigjësit të dalin para ligjit.

Nuk ka asnjë opsion, ka vetëm demagogji nga Edi Rama. Keni parë ju dokument për këtë oposion? Ne kemi parashtruar dokument zyrtar për hetimin ndërkombëtar. Një pjesë e mazhorancës ka shprehur vullnetin.

Në vend që të përgjigjen për akuzat përgjigen me kundër akuza.

Raporti i KLSH, dokumentat flasin qartë, afera është e zbardhur edhe nga mediat ndërkombëtrare.

Edhe njëherë përsërisë që hetimi ndërkombëtar të futet në Kalendar.  Ne do të bëjmë të paundurën që hetimi i CEZ të futet në kalendarin, por ju siguroj se fjalën e fundit e ka qytetari.

ME TE LEXUARAT