Barcelona, Neymar dhe Messi, të pazëvendësueshëm

Sport

barcelonaBarcelona ka mbetur pa lojtarin e saj kryesor Lionel Messi, dhe barra më e madhe tani është mbi brazilianin Neymar.

Por bashkëkombasi i tij, Juninho Perambucho, ka thënë se braziliani nuk mund ta zëvendësoj Messin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është shumë më e vështirë të jeni protagonist në Barcelonë se sa në Brazil. Me mungesën e Messit tashmë edhe presioni është më i lartë për të Neymar. Messi është i pazëvendësueshëm”.

“Ai ishte në qendër të vëmendjes te Santos dhe te Brazili, andaj është mësuar me këto situata”.

“Por, duhet të kemi durim me të. Nuk është e lehtë për të luajtur për Brazilin dhe Barçën, ekipin më të mirë në botë. Dhe kur aty nuk është lojtari më i mirë në botë, bëhet edhe më e vështirë”, ka thënë Juninho

ME TE LEXUARAT