Anëtari 10-vjecar i ISIS, kërcënon Barack Obamën

Bota

10-vjecariNjë fëmijë xhihadist përmes një video të publikuar, i armatosur me një granatë në dorë ka kërcënuar t’ia heq kokën presidentit amerikan Barack Obama, duke e quajtur atë “Qen i Romës.”

Femija 10-vjeçar i ka thënë Obamës se ai po ëndërron kur mendon se forcat amerikane mund të depërtojnë në territoret që kontrollohen nga organizata terroriste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me gishtin drejtuar lartë, një sinjal që është bërë sinonim për ISIS-in, ai ka thënë: “Zgjohu nga gjumi dhe paguaj jiz’yah (taksë fetare), përpara se shpata e kalifatit të vijë dhe t’ua heq kokën e ndyrë.”

Fëmija i veshur me rrobe ushtarake, e quan Obaman “Qen i Romës”, që do të thotë shërbëtor i Vatikanit, duke iu referuar ndërhyrjeve ushtarake të SHBA-ve në Siri dhe Irak.

ME TE LEXUARAT