Vendimi, rikthimi i patentës pas pezullimit, vetëm me provim me 30 pyetje

Aktualitet

patenta-pike2015Thellohen penalitetet per ata qytetare te cileve u pezullohet patenta-leja e drejtimit te automjetit. Pervec kohes gjate te ciles nuk kan te drejte ti japin makines, dhe gjobes perkatese ne policine rrugore, ata duhet te ritestohen per te rimarre patenten.

Sipas nje vendimi te fundit te autoriteteteve, për të marrë lejen e drejtimit, drejtuesit e mjetit do të duhet të bëjnë një provim që do të ketë 30 pyetje. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë publike procedurat që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve për të rimarrë patentat nëse i kanë me zero pikë, apo u janë hequr nga autoritetet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rimarrja e lejedrejtimit pas zbritjes totale të pikëve apo heqjes së lejedrejtimit bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik që kryhet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit. Provimi bëhet pas përfundimit të pezullimit të lejedrejtimit”, thekson DPSHTRR.

ME TE LEXUARAT