Zyrtare, Gjermania e Spanja nuk japin azil për shqiptarët

Aktualitet

azilGjermania dhe Spanja, më 1 Shtator i kërkuan Komisionit Europian përpilimin e listës “vende të sigurt origjine”, për të përcaktuar lehtësisht nëse kërkesat për azil të emigrantëve janë të vlefshmë ose jo.

Kohët e fundit janë shtuar thirrjet që Shqipëria, Kosova dhe Mal i Zi të jenë të përfshirë në një listë të tillë. Politika në Shqipëri, shkruan Deutsche Welle, bën thirrje që vendi të klasifikohet zyrtarisht “vend i sigurt origjine”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic tha se kjo duhet të ishte e vlefshme prej kohësh. Po kështu edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një letre, siç tregon David McAllister, i ngarkuari me Ballkanin në Parlamentin Europian ka thënë që, Kosova të klasifikohet vend i sigurt origjine.

Sipas Deutsche Welle arsyet janë të qarta, aspirata e këtyre shteteve për t’u afruar me Bashkimin Evropian nuk përshtaten me stigmën e një vendi “të pasigurt”.

Bernard Mesovic, nga Organizata Gjermane për të Drejtat e Njeriut “Pro Asyl”, thotë se këto deklarata publike përbëjnë një skandal, sepse asnjë vend nuk do të thotë të kundërtën, kur flitet për përcaktimin “vend i sigurt origjine”.

Shkrimtari malazez, Ruzhdija Sejdovic përmend romët e ardhur si refugjatë nga Kosova në Mal të Zi, të cilët nuk rregjistrohen zyrtarisht dhe u mohohet arsimimi dhe kujdesi shëndetësor. Sipas tij, ekzistenca e listës nuk do t’i ndalë ata të kërkojnë azil në Gjermani.

Ndërsa Frank Hantke, i Fondacionit “Fridrih Ebert” në Tiranë, është i mendimit se në Shqipëri nuk është vetëm varfëria, por është sistemi politik që nxit emigrimin.

Është e zakonshme që vëndet e punës të jepen sipas përkatësisë partiake dhe ata që e humbasin pas zgjedhjeve e ndjejnë veten viktimë të persekutim politik dhe kërkojnë azil, thotë ai.

Ekspertët janë të mendimit se pavarësisht klasifikimit “vend i sigurt origjine”, të rinjtë nuk do të heqin dorë nga kërkimi për një jetë më të mirë.

ME TE LEXUARAT